Varianti Delta në Shqipëri? Manastirliu: Po vlerësohen një seri mostrash

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka inspektuar nga afër procesin e vaksinimit në Sauk të Tiranës.

Ajo u bëri apel qytetarëve të vakisnohen pasi rreziku nuk ka kaluar ende.

Përsa i përket rrezikut të variantit Delta, Manastirliu bëri me dije se ka sinjale të pazakonta nga analizat e kryera në ISHP, për prezencën të saj në Shqipëri.

“Në Institutin e Shëndetit Publik janë duke u bërë analizat dhe është vlerësuar që një seri mostrash, të cilat janë identifikuar si sinjale të pazakonta, të çohen në Laboratorin e Referencës në Gjermani, për të bërë vlerësimet e mëtejshme dhe për t’u bërë sekuencimi genomik, në mënyrë që të shihet nëse ka një qarkullim të mundshëm të variantit Delta në Shqipëri”, tha Manastirliu./albeu.com


Shtuar 9.07.2021 13:35