Ditën e sotme, gjatë një takimi me bizneset për paqen fiskale, kryeministri i vendit Edi Rama, kërcënoi duke thënë se, “paqe me ndërtuesit nuk ka”.
Rama kishte kritika për disa ndërtues, që siç u shpreh Rama “marrin leje për të ndërtuar godina spektakolare dhe bëjnë një kafaz pëllumbash”.
Në replike me një prej sipërmarrësve të pranishëm në takim, Rama iu drejtua duke i thënë “mos të vij të shoh ndërtimet e tua”.
Kreu i qeverisë u shpreh se ndërtuesit do ta kenë atë këmba këmbës.
“Duhet të ngrini nivelin dhe mos e kërkoni fajin tek pasqyra, por tek fytyra, nuk ka askush asnjë borxh që ndërruesit të mos i qëndrojnë korrekt atyre që paguajnë.
Vjen merr një leje për të bërë një goditën spektakolare dhe bën një kafaz pëllumbash. Si mund të lejohet kjo.
Kështu që nuk jam unë problemi, as nuk jemi ne. Mbase nuk je as ti problemi se nuk e di ca ndërtimesh bën. Mos e vazhdojmë këtë bisedë që mos të kërkoj të shoh edhe ndërtimet e tua dhe të të them si flet. Dakord je? Ok i shohim, por mos del gjysmagjel.
Paqe me ndërtuesit nuk ka, paqe fiskale me të gjithë po. Paqe standarde me ndërtuesit nuk ka. Më keni prapa këmba këmbës mua dhe ca varen nga unë. Pastaj keni ca bashki që mund të bëni lodra, po u kapet nuk ju ka faj njeri”, tha Rama nder te tjera.
