Françeska Murati është njëra ndër ish-banoret më të përfolura të “Big Brother VIP Albania”.
Që pasi mbaroi eksperiencën e saj në reality, Françeska ka kërkuar televizionin dhe ka qenë gjithnjë e pranishme në rrjetet sociale. Prej disa muaj ajo është zhvendosur për të jetuar në Tiranë. Bazuar në paraqitjet e saj në rrjetet sociale, Murati ka lënë të nënkuptohet se po jeton vetëm më të birin.
Kjo lëvizje e saj na lë të nënkuptojmë se i ka dhënë fund martesës disavjeçare. Nga ana tjetër, ajo është pyetur disa herë lidhur me fjalët që po qarkullojnë, porse deri më tani nuk ka dhënë asnjë deklaratë konkrete. Çifti prej disa kohësh po jetojnë të ndarë, por ende nuk ka një ndarje përfundimtare mes tyre në rrugë ligjore.
Dyshja janë prindër të një djali me emrin Charlie, i cili aktualisht është duke jetuar në Tiranë me nënën e tij. Disa muaj me parë vetë modelja u shpreh se po kalonte një periudhë të vështirë në jetën e saj, por pa dhënë më shumë detaje.
Që atëherë, qarkulluan edhe lajmet e para për një ndarje, por në atë kohë vetë Françeska zgjodhi që t’i hidhte poshtë këto zëra. Por tashmë, ajo ka nisur një jetë të re në Tiranë dhe shihet përgjatë gjithë kohës në shoqëri të djalit të saj, duke konfirmuar kështu në heshtje përfundimin e martesës së saj.
