Një aksident ka ndodhur pak më parë në Tiranë, ku një 55 vjeçare ka aksidentuar një cvajzë të mitur. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30 në fillim të rrugës “Don Bosko” në kryeqytet.
6 vjeçarja e identifikuar si R. D, u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë drejtuesja e mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë teksa grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.03.2021, rreth orës 12:30,në fillim të rrugës “Don Bosko” mjeti me drejtuese shtetasen A. P., 55 vjeçe, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale R. D, 6 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesja e mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.3, për veprime të metejshme hetimore.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.