Policia e Kurbinit ka reaguar zyrtarisht në lidje me plagosjen me armë zjarri që ndodhi pasditen e kësaj të mërkure në Mamurras. Policia bën me dije se 50-vjeçari Pjetër Marku ka marrë një plumb në dorë ndërsa rrethanat janë ende të paqarta.
Aktualisht Pjetër Marku ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur detaje për rastin në fjalë.
Ende nuk ka një autor të dyshuar për krimin apo se kush ishin motivet e konfliktit që degradoi në përdorimin e armës së zjarrit.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 16:25, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në dorë, në rrethana ende të paqarta.
50-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
