Takimi i Salianjit në Elbasan i organizuar nga Suel Çela? Berisha paralajmëron: Kushdo që tejkalon vijën e kuqe… (VIDEO)

Kreu i PD Sali Berisha, u pyet lidhur me deklaratat e Flamur Nokës se takimi i Salianjit në Elbasan, u organizua nga Suel Çela.

Berisha tha se vija e kuqe e PD është bashkëpunimi me krimit dhe se nuk e pranon kurrsesi një gjë të tillë.

 

 

“Në gjithë karrierën time politike dhe në ditët më të vështira, nuk kam bërë dhe nuk bëj kompromis me krimin. Pavarësisht nga çmimi që ka patur kam bindje më thellë se vija e kuqe e Sali Berishës është, ndaras bashkëpunimi me krimin. Që një anëtar i kooptuar i Kryesisë të organizojë me Suel Çelën kriminelin më të rrezikshëm të Elbasanit, kreun e një prej karteleve më të fuqishme në Europë, është e papranueshme dhe kurrë nuk mund të kalojë. Në këtë kontekst ai që ndërmerr një veprim të tillë tejkalon vijën e kuqe dhe është përgjegjës për vijën e tij. Nuk pranoj kurrë asnjë formë bashkëpunimi me asnjë nga kartelet e drogë.

Kemi patur informacione që pohojnë që Suel Çela ka qenë organizator në hije kryesor i takimit.

Përshëndetës të gjithë strukturat që e bojkotuan me neveri një takim të tillë. Kjo parti ka linjë të kuqe çdo formë bashkëpunimi me organizatat kriminale”, tha ai.


Shtuar 17.12.2025 14:54