Ervin Mete është vënë në krye të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Kujtojmë se Mete ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Financave. Mete njihet edhe si kryetar i G99 dhe si njeri i Veliajt.
Mete është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Financave në 22 maj të 2017-ës, ndërsa në shtator të vitit që lamë pas ishte në krye të Bordit të AMF-së. /albeu.com/