Policia e Elbasanit ka shoqëruar sot Naldo Gjinin, i cili po verifikohet në kuadër të hetimeve për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla.
Sipas burimeve, Gjini dyshohet se ka përdorur gjatë ditëve të fundit automjetin tip Audi, që është identifikuar nga hetuesit si mjeti i përdorur në ngjarjen kriminale.
Ai është fiksuar nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit, në momentin kur kryente pagesën te trau i autostradës, duke lëvizur me të njëjtin automjet.
Ndërkohë, policia po kryen kontrolle në banesën e tij, me qëllim mbledhjen e provave të mundshme që lidhen me çështjen.
