Dolce ‘çmend’ italianët në Grande Fratello

Produksioni i “Grande Fratello” në Itali ka bërë prezantimin zyrtar të mysafires speciale që do t’i bashkohet shtëpisë javën e ardhshme, banores së “Big Brother VIP Kosova”, Dolce.

Sapo në ekranin e shtëpisë italiane u shfaqën klipet prezantuese të shqiptares me look-un karakteristik biond platin dhe vetëbesimin e saj, reagimet e banorëve italianë ishin të menjëhershme dhe të pakontrolluara.

Pamjet treguan qartë konkurrentët që mbetën gojëhapur, ndërsa reagimet varionin nga admirimi dhe buzëqeshjet e sikletshme të djemve, deri te nuancat e lehta të xhelozisë dhe habisë nga pjesa tjetër e grupit.

Ndërkohë, edhe publiku italian në rrjetet sociale ka reaguar masivisht me komente për bukurinë dhe energjinë e saj, duke pritur me padurim hyrjen e saj për një javë në shtëpinë më të famshme në Itali.


Shtuar 25.11.2025 10:52