Gazetari Bled Mane, i ftuar në emisionin “Live From Tirana” përballë Ronaldo Sharkës, ka bërë një rrëfim të pazakontë dhe pa asnjë filtër lidhur me raportin e tij me ish-konkurrenten e “Për’puthen” dhe “Big Brother VIP Kosova”, Shqipe Hysenaj.
I pyetur drejtpërdrejt nëse ka diçka reale mes tyre, Mane surprizoi duke zbuluar se i ka bërë një propozim konkret për t’u bërë prindër, jo një, por tre herë. Ai argumentoi se kjo kërkesë lidhej me moshën dhe kombinimin e karaktereve të tyre.
“Unë gati tre herë i kam kërkuar Shqipes që të bëhemi prindër të një fëmije. Meqë e shikoj që edhe Shqipes po i ikën mosha… Dhe gjithmonë mendoja që një fëmijë me karakteristikat e mia dhe të Shqipes, do të dilte një fëmijë i lezetshëm. Tolerant si babai, agresive si nëna,” u shpreh ai.
Spanja bëhet vendi i parë europian që ofron leje të paguar për dhimbjet menstruale
Mane shkoi edhe më tej, duke shpjeguar se qëllimi nuk ishte domosdoshmërisht martesa, por efekti që afrimiteti fizik do të kishte tek ajo.
“Të bëja një fëmijë me Shqipen, natyrisht kontakti seksual dhe të gjitha këto ndoshta do ta zbuste Shqipen në një lloj mënyre, do ta zbriste me këmbë në tokë.”
Megjithatë, gazetari pranoi se Shqipja i ka refuzuar të treja herët, duke e mbyllur me konstatimin kritik se sipas tij, ajo “nuk sakrifikon, i do gjërat gati”.
