VIDEO/ Punonjësit e Bashkisë heqin gurët nga trotuaret e Bulevardit në ditën e 9-të të protestës

Këtë të mërkurë, punonjësit e Bashkisë së Tiranës,  janë angazhuar në terren për të hequr gurët nga trotuaret përgjatë Bulevardit, në zbatim të urdhrave të dhëna.

 

Të lidhura

None found

 

Pamjet tregojnë se puna vijon pa ndërprerje, me synim pastrimin e trotuareve nga gurët e vegjël. Në shumë raste, këta gurë janë përdorur nga studentët protestues gjatë përplasjeve me policinë, e cila është treguar e dhunshme në disa raste.

Sot shënohet dita e 9 e protestës kundër Ramës, ndërsa kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e tij.