Gjykata Federale Penale e Zvicrës ka dënuar dy burra me 30 dhe 53 muaj burg për siç është thënë “mbështetje të organizatës terroriste Shteti Islamik”.
Siç raportojnë mediat vendase, përcjell Telegrafi, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm kishte kërkuar dënime më të larta.
Sipas raportimit, Dhoma Penale i liroi dy burrat nga akuza e pjesëmarrjes në një organizatë terroriste për aktivitetet e tyre brenda kuadrit të grupit të dyshuar terrorist kosovar “Vëllezërit e Vitisë” dhe degës së tij zvicerane në Gjenevë.
Kështu, theksojnë mediat zvicerane, një kosovar duhet të vuajë 15 muaj nga dënimi prej 30 muajsh. Veç kësaj, gjykata urdhëroi që ai të deportohet për pesë vjet.
Gjithashtu ajo e shpalli atë fajtor për akuza të shumta mashtrimi, pastrim parash, falsifikim dokumentesh dhe marrje të paligjshme të ndihmave familjare.
Ndërsa siç raportohet më tej, i pandehuri tjetër u dënua gjithashtu për mashtrim tregtar, pastrim parash, falsifikim të shumëfishtë dokumentesh, përshkrime dhune, marrje të paligjshme të përfitimeve të sigurimeve sociale dhe vepra të tjera penale
