Moti i keq me reshje të denura shiu, ka shkaktuar probleme në shumë qarqe të vendit. Reshjet intensive kanë përmbytur toka bujqësore, shtëpi e biznese teksa shumë familje janë evakuuar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes situata në qarqet e vendit paraqitet si më poshtë.
Qarku Vlorë
Sot ka nisur tërheqja e ujërave të Vjosës. Për shkak të prurjeve të larta të lumit Vjosa, në njësinë administrative Novoselë janë evakuuar dje 7 familje, të cilat u sistemuan pranë të afërmve. Gjithashtu, 3 familje pranë urës së Mifolit u evakuuan për arsye sigurie. Në total deri mbrëmjen e djeshme ishin 10 familje të evakuuara.
Bashkia Himarë
Situata paraqitet e qetë. Është hapur rruga, e cila u bllokua në segmentin midis fshatrave Shën Vasil–Nivicë, ndërsa segmentit Selenicë–Rromës vijon të jetë i bllokuar.
Bashkia Sarandë
Në aksin Sarandë–Delvinë në vendin e quajtur Shelegar, ka prani uji për shkak të daljes së lumit të Kalasës nga shtrati. Janë përmbytur disa banesa në fshatin Çukë, ku është dëmtuar argjinatura e lumit Bistricë, ndërsa në tunelin e Llogarasë nuk ka energji elektrike.
Vijon të jetë e bllokuar rruga në Shkallë Qafë Botë dhe në segmentin nga karburanti drejt qendrës së Konispolit. Në disa banesa në Ksamil, Metoq dhe Vrion kanë prani të ujit.
Rrugët hyrëse në bashkinë e Delvinës janë të gjitha të kalueshme.
QARKU FIER
Është krijuar situatë problematike si pasojë e prurjeve të Vjosës. Lumi në Kashisht–Çervën–Ferras, ka dalë nga shtrati por është brenda argjinaturës, ndërsa 50–60 ha tokë bujqësore janë nën ujë. 1 familje me 2 anëtarë është evakuuar në Çerven. Ka prezencë uji, në oborret e 30 ndërtesave në fshatrat Kashisht, Cerven, Ferras. Si masë paraprake, janë stakuar pompat në stacionin e ujësjellësit në Kafaraj. Po ashtu ka rritje prurjesh edhe në lumin Seman, por pa rrezik për banesa.
QARKU KORÇË
Situata ka qënë problematike si pasojë e fryrjes së lumenjve Devoll dhe Dunavec. Në disa zona si në Dërsnik, Bulgarec dhe lagjen nr. 6, po bëhet devijimi provizor i ujërave. Një banesë në Sheqeras është përmbytu. Në aksinQafë Plloçë–Qukës dhe Pogradec–Qafë Thanë ka prezencë inertesh dhe uji.
QARKU LEZHË
Në njësitë Shënkoll dhe Zejmen, niveli i ujit nga çarja e argjinaturës së lagunës së Vainit vijon të rritet. Është kryer edhe evakuim me varka për disa banorë. Vijojnë ndërhyrjet në aksin Skuraj–Gallatë–Vinjollë, në bashkinë Kurbin. Në bashkinë e Mirditës situate është e stabilizuar. Lumi Drin ka rënie niveli, ndërsa hidrovorët funksionojnë, përjashtuar Talen.
QARKU DURRËS
Në lumenjtë Erzen, Ishëm, Zezë nuk ka rritje niveli. Hidrovorët në Porto Romano dhe Hamallaj po punojnë normalisht. Lumi Erzen ka nisur të tërhiqet. Situatë e qetë është në bashkinë e Krujës, ku ka përfunduar forcimi i argjinaturës në lumin e Drojes. Po pastrohen kanalet në Borzanë dhe po punohet në njësinë Cudhi. Në tokat bujqësore ka tyërheqje të ujërave.
QARKU DIBËR
Në bashkinë e Bulqizës situiata është e stabilizuar. Në bashkinë e Dibrës probleme ka pasur në Luzni, Zall Dardhë, Muhur për hapjen e përrenjve. Furnizimi me energji normal, përveç fshatit Vakuf. Rrugët e fshatrave Vinjoll, Stojan, Derjan, Urxall në bashkinë Mat janë hapur. Ka rrëshqitje dheu në lagjen Mali-Lezajtë në bashkinë e Klosit.
QARKU SHKODËR
Në qarkun e Shkodrës reshjet kanë vijuar me intensitet mesatar deri të lartë. Në Bashkinë e Fushë-Arrëzit rrugët kanë prezencë inertesh, ndërsa në Malësinë e Madhe ka rritje të prurjeve në përroin e Thatë.
QARKU BERAT
Ka prurje të larta të lumit Osum dhe ka rrezik daljeje nga shtrati në lagjen Goricë. Po ndërhyhet nga UKT Në lagjen 28 Nëntori. Në Bashkinë e Poliçanit, ujërat në tokat bujqësore janë tërhequr. Ndërsa në Dimal, ka prani uji në tokat bujqësore të Çiflig dhe Arrëz.
QARKU GJIROKASTËR
Akset Kardhiq–Delvinë, Tepelenë–Gjirokastër, Gjirokastër–Kakavijë janë të qarkullueshme. Në qarqet e Kukësit, Tiranës, dhe Elbasanit, situata paraqitet e stabilizuar, ndërsa në disa fshatra nuk ka energji elektrike.
