Kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë vizitës në Kukës, ka premtuar se vendimi i parë i tij si kryeministër, është që do të heqë tarifën e ‘Rrugës së Kombit’.
Basha ka ngritur me të rinjtë e Kukësit dhe shqetësimin për largimet e shumta të të rinjve jashtë vendit, ku tha më tej se rimëkëmbja e ekonomisë do ti jepte fund këtij fenomeni.
“Ditën e parë qeveria jonë do të heqë taksen për Rrugën e Kombit. Varfëria po e bën Kukësin dhe Shqipërinë të pajetueshme për të gjithë qytetarët dhe pa shpresë për të rinjtë.
Do të ringrejmë ekonominë dhe do te zhdukim fenomenin e largimit të rinisë.
Zhvillimi i ekonomisë i jep zgjidhje njëherë e përgjithmone largimit të shqiptarëve”, është shprehur Basha nga Kukësi.