Majk thotë se ka marrë ftesë për të hyrë në Big Brother VIP: Nuk e shoh veten, nuk dua të rregulloj imazhin

Reperi i njohur, Majk, ka zbuluar së fundmi se është kontaktuar nga produksionet e të dy reality shou-ve më të mëdha në trojet shqiptare – Big Brother VIP Kosova dhe Big Brother VIP Albania.

Megjithatë, artisti ka theksuar se, të paktën për momentin, nuk e sheh veten pjesë të këtij formati.

“Kam marrë ftesa nga dy Big Brother-at, edhe në Kosovë e në Shqipëri. A e kqyri Big Brother? Kush thotë se s’e kqyr, rren, se sot jemi të gjithë nëpër telefona dhe patjetër do të të dalë diçka. Edhe nëse nuk e përcjell rregullisht, ta shfaq TikToku”, ka thënë ai në një intervistë në Klan Kosova.
Majk theksoi gjithashtu se nuk ka ndonjë arsye për të marrë pjesë në një reality shou për të dëshmuar veten.

“Nuk e ndjej nevojën me hy në Big Brother për t’ia dëshmuar dikujt nëse jam djalë i mirë, ose për të rregulluar imazhin. Jam mirë me veten”, tha mes tjerash.

Majk, i njohur për hitet e tij dhe për personalitetin e fortë në skenën muzikore, ka treguar disa herë se preferon të qëndrojë larg formateve televizive, duke e fokusuar energjinë e tij në muzikë dhe projekte artistike.


Shtuar 12.11.2025 15:10