Xhemal Qefalia emërohet zëvendës ministër i Brendshëm

Këtë të mërkurë, është mbajtur mbledhja e qeverisë ku janë miratuar ndryshime sa i përket Ministrisë së Brendshme.

Mësohet se Xhemal Qefalia, është emëruar zëvendës ministër i Brendshëm.

Kujtojmë se Qefalia, është ish-deputet i Partisë Socialiste, por në zgjedhjet e 11 majit nuk siguroi dot një vend në Kuvend.