Me 24 pikë, po aq sa Inter, në krye të Serie A, Roma vijon ecurinë fantastike këtë sezon, me tifozët verdhekuq që kanë nisur të ëndërrojnë, fundja rivalët e tyre po gabojnë pafund.
Në Stadiumin “Olimpik” përballë Udieneses, mjaftoi nga një gol për çdo pjesë për të dalë me 3 pikë. Në fundin e pjesës së parë, Roma fitoi një 11-metërsh, i konvertuar në gol nga Pellegrini.
Në fraksionin e dytë, në minutën e 61-të ishte Celik që dyfishoi shifrat, ky ishte goli i tij i parë në Serie A, një gol që vulosi suksesin 2-0 pasi rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
Ashtu si tifozët edhe Gian Piero Gasperini beson shumë te ky ekip, por tekniku italian nuk preferon të flas për objektiva: “Kjo ishte një provë bindëse. Zhvilluam një ndeshje të mirë kundër një ekipi si Udinese, është gjithnjë e vështirë të luash kundër tyre. Jam shumë i kënaqur pasi ekipi po rritet, po luan një futboll të mirë dhe beson”, u shpreh Gasperini.
Në kaos total është ekipi i tij, Atalanta, me bergamaskët që pësuan një humbje të rëndë 0-3 brenda në shtëpi përballë Sassuolo-s.
Pa Gjimshitin titullar, Atalanta u fut në kaos, me kapitenin kuqezi që u aktivizua më pas menjëherë me fillimin e pjesës së dytë.
Berardi ishte lojtari i ndeshjes, me futbollin “azzurr” që realizoi një “dopietë” golash. Pas javës së 11-të, Atalanta e sheh veten në vendin e 13-të, por trajneri Juric beson se ekipi i tij mund të ri ngrihet.
Ecuria negative këtë periudhë ka bërë që stoli i Juric të tronditet në themel, me mediat italiane që flasin për një shkarkim të mundshëm, ndërsa si pasues janë dy opsione, Palladino dhe Thiago Motta.
