Situata e motit në vendin tonë, reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në rrugët e Vlorës (VIDEO)

Ditën e sotme, reshjet e shiut në Vlorë kanë krijuar problemet e para në qytet. Sot në ditën e zgjedhjeve të pjesshme, siç duket edhe nga pamjet disa rrugë të qytetit janë mbushur me ujë, duke krijuar problem në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjet e këmbësorëve.

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet në pjesën e parë të ditës me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Pas orëve të mesditës mot i vranët në pjesën më të madhe të territorit.

Deri në orët e mesditës reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit.

Pas orëve të mesditës reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

Përgjatë ultësirës perëndimore, reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Verilindje me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 19 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë.

 


Shtuar 9.11.2025 15:58