Pse s’e mbarove punën? Do ta pr*s fy…, të … robt”- Prokurori në gjyqin ndaj Plautent Dervishajt e Julian Meçajt lexon deklarimet e dëshmitarit okular

Në gjyqin ndaj Plautent Dervishaj e Julian Meçajt, prokurori i SPAK-ut, Adnan Xholi lexoi deklarimet e një dëshmitari okular që ka parë automjetet që u përdorën në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj dhe Aleksandër Lahos në 1 nëntor 2019, ngjarje ku humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Dëshmitari ishte thirrur në gjyq, por ai nuk është gjendur pasi është larguar nga territori shqiptar ndaj prokurori lexoi deklarimet e tij dhënë pas ngjarjes para oficerit të policisë gjyqësore.

Të lidhura

None found

“Dy makinat ndaluan dhe pashë që personat që dolën filluan të debatojnë. Njëri që kishte thikë në dorë i tha pse s’e mbarove punën, do ta pres fytin të … Robt”.

Prokurori i SPAK-ut, Adnan Xholi lexoi edhe deklarimet e dhëna nga Aleksandër Laho pas ngjarjes ku ai mbeti i plagosur.

Edhe “Rrumi” nuk është gjetur për t’u thirrur si dëshmitar, pasi ai është person i shpallur në kërkim.

Çfarë tha “Rrumi” pas atentatit në 1 nëntor 2019?

“Para atentatit ishim për drekë me Arjan Ndojën dhe Enver Shabën e një shok të tij. Kur u nisëm kam parë një vajzë me emrin Lusi që e njihja në trotuar, e cila shikonte nga ne dhe pastaj ajo hipi në një automjet me një zyrtar të Hipotekës”.

Plaurent Dervishaj: Dëshmitarët duhet të vijnë në sallë të na shohin a jemi ne ato personat tek “Benzi”. Për “Rrumin”, zoti prokuror i beson asaj dëshmie apo jo?

Julian Meçaj: Ç’punë kanë këto dëshmitarë me procesin tim, s’e kuptoj…

Për këtë proces SPAK ka kërkuar si dëshmitarë edhe disa persona të tjerë, ndër to dhe Luan Matën, babain e Ervin Matës.


Shtuar 7.11.2025 11:48