Një person raportohet se ka mbetur i plagosur pak minuta më parë në qytetin e Durrësit, pasi është qëlluar me armë zjarri. Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje, kanë shkuar me urgjencë shërbimet e Policisë së Shtetit dhe është ngritur një grup hetimor, për të sqaruar rrethanat e plagosjes dhe autorin e të shtënave.
Deri tani, bëhet me dije se i plagosur me plagë nga arma e zjarrit ka mbetur një 33 vjeçar, por identiteti i tij nuk bëhet me dije. Po ashtu, nuk dihet as identiteti i personit që e ka qëlluar.
I pyetur nga efektivët, i plagosur nuk ka dhënë informacione apo detaje se çfarë ka ndodhur dhe kush ishte personi që e kishte qëlluar me armë zjarri në këmbë.
			   
			   
			   
			   
			   
			   
			   
			   
						
						
						
						