Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Selenicë, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri.
Viktima, Dalan Alliaj, ndodhej për vizitë te xhaxhai i tij, babai i Bertil Alliajt, i njohur për ngjarjen e masakrës së Çoles. Sipas burimeve, ndërsa ndodhej te dera e banesës, një person iu afrua dhe e goditi, duke u larguar më pas me shpejtësi.
Familjarët e plagosurit e transportuan menjëherë drejt spitalit, por ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Një nga pistat kryesore të hetimit është ajo e hakmarrjes, por po verifikohen edhe pista të tjera.
Sipas të dhënave paraprake, viktima Dalan Alliaj rezulton pronar i një pike shitjeje pjesësh këmbimi për automjete në zonën e Levan Allidagut.


