Qeveria armene hapi sot kufijtë e saj për kamionët azerbajxhanas të destinuar për në Turqi, në shenjën e fundit të ngrohjes së marrëdhënieve midis dy ish-vendeve armike.
Armenia ka ftuar gjithashtu presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev në samitin e Komunitetit Politik Evropian të vitit 2026, në Jerevan.
Sipas raporteve të medias lokale, ministri i Jashtëm armen, Ararat Mirzoyan tha se ftesa i drejtohej edhe presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
Armenia dhe Azerbajxhani i mbështetur nga Turqia janë përfshirë në një konflikt prej disa dekadash mbi rajonin e Nagorni-Karabahut, një enklavë me shumicë armene brenda Azerbajxhanit.
Në vitin 2023, Azerbajxhani pushtoi rajonin pas një bllokade të gjatë dhe një lufte të shkurtër, duke detyruar shumicën e popullsisë – më shumë se 100,000 armenë etnikë – të largoheshin.
Në gusht 2025, Aliyev dhe Pashinyan nënshkruan një deklaratë të përbashkët mbi një traktat paqeje.
Vendndodhja dhe nënshkrimi i vetë traktatit nuk janë përcaktuar ende, por Mirzoyan tha se ishte gati për konsultime të menjëhershme mbi këtë çështje.
Megjithatë, ai konfirmoi se kishte ende mosmarrëveshje midis dy vendeve në lidhje me kërkesën e Bakusë për një ndryshim kushtetues në Armeni në lidhje me Nagorni-Karabahun.
Duke u dhënë leje kamionëve nga Azerbajxhani për të kaluar Armeninë në Turqi, Jerevani ka bërë një hap tjetër drejt zbatimit të marrëveshjes
