Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, përmes të cilit ndan me ndjekësit problemin e trafikut në Tiranë.
Binaj i është referuar problemit të trafikut të rënduar në Tiranë.
Ai thotë se një qytetar humb mesatarisht 1 orë në ditë në trafik, kohë që ata mund ta kalonin me prindërit apo fëmijët e tyre.
“Çdo qytetar i Tiranës humb mesatarisht 1 orë në ditë në trafik. Në 1 muaj humb 1 ditë e 6 orë. Në një vit humb 15 ditë. Nëse rregullojmë trafikun në Tiranë ato 15 ditë mund ti kalojmë pranë prindërve tanë, fëmijëve tanë ose me miqtë tanë”, shkruan Florjan Binaj në Facebook.

