Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave, ka ndodhur në Rumani, në rrugën midis Drăguşeni dhe Iaşi.
Pamjet e publikuara nga mediat vendase, tregojnë momentet dramatike kur një kamion del jashtë kontrollit dhe përplaset me një makinë që po vinte përballë.
Sipas raportimeve, kamioni po lëvizte në një rrugë të lagur nga shiu kur shoferi, 54-vjeç, humbi kontrollin e mjetit.
Pjesa e pasme e kamionit filloi të rrëshqiste në korsinë e kundërt, duke e bërë të pamundur shmangien e përplasjes.
Në anën tjetër të rrugës po udhëtonte një makinë e zezë me dy persona në bord. Shoferi i saj, 42-vjeç, dhe pasagjeri 39-vjeç, nuk arritën t’i mbijetonin goditjes dhe u gjetën të vdekur nga ekipet e emergjencës që mbërritën në vendngjarje.
Ndërkohë, shoferi i kamionit shpëtoi pa lëndime të rënda. Sipas policisë rumune, ai rezultoi negativ në testin e alkoolit dhe refuzoi të dërgohej në spital, duke pretenduar se ndjehej mirë.
Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit dhe nuk përjashtohet mundësia e ngritjes së akuzës për vrasje nga pakujdesia ndaj shoferit të kamionit.
Pamjet nga vendngjarja janë përshkruar si tronditëse nga dëshmitarët dhe kanë hapur sërish debatin për sigurinë rrugore në vend.
A deadly crash occurred on the outskirts of Drăgușeni, Romania
A truck skidded on the wet road, overturned, and slammed into an oncoming car.
The 42-year-old driver of the car and his passenger were killed in the collision.
The truck driver survived and declined… pic.twitter.com/vO5NLgaCZP
— NEXTA (@nexta_tv) October 26, 2025
