Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka vijuar me episodin e tretë të sezonit të ri të podcastit “Flasim”, ku ka folur pak edhe për veten.
Ai u shpreh se shumicën e kohës e kalon mes katër mureve dhe kontaktin me natyrën e ka shumë të paktë.
‘Djalli nuk është aq i zi sa duket’, tha Rama në potkastin e tij “Flasim”, ndërsa teksa pas u pyet nëse ka menduar që të lejë politikën, ai u shpreh se; “ka pasur edhe momente qe ka menduar, por kane qene siperfaqësore”.
Ai e konsideroi rrugëtimin e tij politik me një histori “ngjitjeje, zbritjeje dhe rrëshqitjeje”, ku shpesh ndihesh i vetëm, edhe kur je i rrethuar nga njerëz.
“Ajo ‘lerë këtë punë’ vjen, por është sipërfaqësore. Nuk ka qenë ndonjëherë e zëshme brenda meje. Nëse do bëhej e tillë, do ishte shenjë që zjarri ka mbaruar. Por zjarri, për mua, nuk ka dhënë asnjë shenjë rënieje”, tha Rama.
Rama: Kjo është një histori ngjitjeje, zbritje, rrëshqitje, në momente të caktuara ndihesh edhe i rrëzuar. Ka shumë presion, stres, ka momente dhimbje fizike, sepse është shumë e vështirë që tja shpjegosh dikujt që kur arrin në majë je vetëm. Pavarësisht se nuk je vetëm në kuptimin fizik, ke disa, ke dikë që ke afër, sic kam unë gjysmën time më të mirë, por në fund kur duhet të marrësh një vendim je vetëm. Ti do përballesh me pasojat apo me ato të papriturat që mund të sjellë ai vendim. Kjo është një punë vendimesh të panumërta në ditë. Për ty mund të jetë një vendim i vogël, por për dike është moment i rëndësishëm i jetës së vet dhe tio duhet të dish të thuash, jo. Kur thua jo do marrësh përsipër edhe energjinë negative që nuk ta kupton atë jo.
Patjetër që ka momente të caktuara mund të vij të plasësh, por ajo që kam vënë re është që ajo “lerë ketë punë” është sipërfaqësore. Pra vjen në një moment, por që ta kem insistuese, jo. Kur bëhet insistuese ti duhet të kuptosh që ka mbaruar zjarri. Kur zjarri ka mbaruar në atë moment duhet të thuash “deri këtu ishte”. Për mua zjarri nuk më ka dhënë shenja rënie.