E rëndë në Itali/ Vritet 23-vjeçari shqiptar në parkingun e Universitetit (EMRI+FOTO)

Një 23-vjeçar shqiptar identifikuar si Hekuran Cumani, është gjetur i pajetë në një gjurmë të madhe gjaku në parkingun e Universitetit të Matematikës, në një skenë të dyshuar si sulm fatal me thikë, në motive dhe rrethana që ende po hetohen.

Një plagë me thikë në gjoks gjatë një grindjeje në parkingun e Universitetit, në Perugia të Italisë, pa përfunduan në tragjedi.

Sulmi ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit, në parkingun përpara departamenteve të Ekonomisë dhe Matematikës, pas mensës së universitetit.

Parkingu është falas nga ora 7 e mbrëmjes, deri në orën 7 të mëngjesit dhe përdoret shpesh për të hyrë në qendrën historike aty pranë, ose për mbrëmje në klube të ndryshme lokale.

Sipas raportimeve, 23 -vjeçari i vrarë kishte mbërritur në Perugia me një grup miqsh nga Fabriano. Pasi vizituan disa bare, ata u ndalën në “100Dieci”, një vend ku mblidhen studentët që ndjekin kampusin universitar të Perugia-s dhe që ndodhet përpara parkingut ku ai u godit me thikë në gjoks.

Hetuesit po hetojnë shkakun e sherrit, ndërsa një kërkim është duke u zhvilluar bazuar në dëshmitë e mbledhura.

 

 

Sipas dëshmitarëve, sulmi ndodhi gjatë një grindjeje midis dy grupeve të të rinjve. Hetimi i policisë po përqendrohet te dëshmitarët dhe çdo pamje filmike e kamerave të sigurisë në zonë, veçanërisht ata në hyrje të zonës së pushimit, informon media italiane.

Ndër mundësitë që po shqyrtohen është ajo e një grindjeje të thjeshtë që më vonë u përshkallëzua, por nuk përjashtohet as prishja e pazareve të vogla të drogës në zonë, si dhe në klubet e frekuentuara nga studentët.

 


Shtuar 18.10.2025 14:04