Parashikimi i motit 18 Tetor 2025, vranësira dhe reshje shiu

Këtë të shtunë vendi ynë, do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Të lidhura

None found

Në zonat qendrore, reshjet pritet të jenë me intensitet deri mesatar dhe në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Pas orëve të pasdites, reshjet do të reduktohen gradualisht, duke u përqendruar kryesisht në veri të vendit, ku do të jenë të dobëta.

Era do të fryjë nga Verilindja në Jugperëndim, me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit, era mund të arrijë shpejtësi deri në 12 m/s.

Deti-Valëzimi në detin Adriatik dhe Jon pritet të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë.


Shtuar 18.10.2025 07:37