Rrëzohet kërkesa e Eria Agos, ish-partneres së Safet Bajrit, e cila ndodhet pas hekurave, si e dyshuar për përfshirje në ngjarje kriminale.
Ajo bëri kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë që është në fuqi ndaj saj.
Vajza dyshohet se ka dijeni dhe ka ndihmuar në vrasjen e Fatbardh Licit, i cili u ekzekutua në lagjen Kiras në vitin 2018, shumë pranë banesës së tij.
Ago, akuzohet nga SPAK për përkrahje të autorit të krimit dhe është vendosur në pranga që më datë 26 shkurt dhe aktualisht ndodhet në burgun e grave në Pogradec.
Ago u arrestua në muajin mars të këtij viti, pasi dyshohet nga Prokuroria e Posaçme se ajo drejtoi një nga automjetet që u përdor për vrasjen e Fatbardh Licit.
Pavarësisht se 31-vjeçarja i ka mohuar akuzat e prokurorisë për përfshirjen e saj në këtë ngjarje, pretendimet e saj nuk janë marrë parasysh nga gjykata.