Habit Miss Grand Kosova 2025: Flas gjuhën e Kosovës dhe shqip!

Brikena Selmani, Miss Grand Kosova 2025, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale pas një deklarate të pazakontë gjatë një interviste në garën ndërkombëtare të bukurisë.

Gjatë prezantimit të saj, kur u pyet se sa gjuhë të huaja flet, ajo u përgjigj pa hezitim: “Unë flas gjuhën e Kosovës, flas italisht, flas shqip gjithashtu!”.

Kjo përgjigje ka nxitur komente të ndryshme nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët u habitën nga përgjigjja e saj.

Disa e kanë marrë me humor, duke e justifikuar si një moment ku ajo ka pasur emocionet e intervistës, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar.


Shtuar 12.10.2025 20:10