Ngjarje në Fier/ I moshuari bie në kanal me biçikletë dhe ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kafaraj të Fierit, ku një i moshuar ka ndërruar jetë pasi ka rënë në një kanal duke udhëtuar me biçikletë.

Sipas policisë, shtetasi F. T., 81 vjeç, ka humbur kontrollin e biçikletës dhe ka rënë në kanal, duke gjetur vdekjen.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori për vlerësim pasi ditën e djeshme, në fshatin Kafaraj, shtetasi F. T., 81 vjeç, dyshohet duke drejtuar biçikletën, ka rënë në një kanal dhe për pasojë ka humbur jetën.”, njofton policia


Shtuar 12.10.2025 13:45

Tags: ,