Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës, godet infrastrukturat hekurudhore

Raketat ruse kanë vijuar të godasin infrastrukturën hekurudhore në rajonet veriore të Ukrainës, Sumy dhe Chernihiv.

Oleksandr Pertsovskyi, kryetar i bordit të kompanisë kombëtare hekurudhore të Ukrainës, Ukrzaliznytsia, bëri një njoftim në Facebook.

“Armiku vazhdon të sulmojë me qëllim ndërprerjen e komunikimeve me territoret në vijën e frontit, në veçanti rajonet Sumy dhe Chernihiv. Ata po sulmojnë për të bllokuar rrugët kryesore dhe gjithashtu po përpiqen të bllokojnë rrugët rezervë”, tha ai, sipas Economichna Pravda .

Sipas Pertsovskyi, pasagjerët që udhëtojnë drejt Sumy, Konotop, Shostka dhe qyteteve përreth, do të transportohen me autobusë zëvendësues, duke përdorur rrugë që ndodhen “në një distancë të sigurt nga vendet e sulmeve”.


Shtuar 9.10.2025 20:54

Tags: ,