Këtë të hënë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë.
Në fjalën e tij para gazetarëve, ish-kryeministri u ndal tek dosja “Aruba” që siç u shpreh ai, aty janë takuar qeveritarët shqiptarë, ndërsa qytetarët e marrin vesh nga Prokuroria italiane.
“Këtu takova Altin Troplinin, i cili po pinte një kafe me McGonigal dhe ky po e përgëzonte, po i jepte një çmim, atë të armikut të egër të pluralizmit politik. Në dorë McConigal kishte dosjen e Arubës dhe urdhëronte që ta fshehësh pafytyrësish siç e ke fshehur gjithë këto vite dhe bën që qytetarët shqiptarë të mësojnë për një nga aktet më kriminale në historinë e një shteti, takimin në Aruba të qeveritarëve shqiptarë, bën që shqiptarët të mësojnë për Arubën nga Prokuroria Italiane, të mësojnë për Arubën nga gjykata belge, kurse ky llum që ka integritetin e një krimineli fsheh një nga skandalet më të mëdha në historinë e nje shteti”, tha Berisha.