Zbardhen bisedat në “SKY ECC” për tjetërsimin e pronave në Lalëz/ Rrumi i Shijakut: Fola me Monikën…

Dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme, që çoi në goditjen e grupit kriminal ku bënin pjesë Avdylajt dhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe “Rrumi i Shijakut”, tregon lidhjet mes tyre dhe egërsinë që kishin ndaj anëtarëve të grupit rival, ku si kreun e tij konsideronin Plaurent Dervishajn.

Në dokumentin prej 236 faqesh, pjesë e dosjejes voluminoze të hetuar nga SPAK, me përgjime të realizuara përmes aplikacionit të enkriptuar Sky ECC, që datojnë rreth katër vite më parë, evidentohet një bisedë mes Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi”, dhe Vullnet Muçës, ku ky i fundit pretendon se ka folur me “Monikën” dhe “Fredin” në aplikacionin SkyEcc.

Aleksandër Laho me emrin “Monika”, i referohet ish-deputetes Monika Kryemadhi, shkruan weblajm.

Pavarësisht këtij pretendimi nga eksponentët e dyshuar të krimit, nga hetimet e deritanishme dhe dekodimi i komunikimeve në Sky ECC, nuk rezulton asnjë provë që implikon znj.

Kryemadhi në këtë grup apo në ndonjë aktivitet kriminal.

Deri më tani, emri i saj është përmendur vetëm në një bisedë të izoluar dhe nuk mbështetet nga prova të tjera hetimore.

Biseda:

1D6E0D– Fola me moniken idite me fredin ne skai… Kamer…Po celes i thash mka kerku me nejtt korekt…

L629B3– po fredi esht teknik shum i lart per kto lloj bisedash ne terren me policin… esht me grade te lart per terrenin…. po vetem qe genjen dhe ka nai ves.

1D6E0D– Dhe fredit ikam nejt korekt ikam then si ta mendosh ti un do boj po ta lexojm deri ditet e fundit.

L629B3– se esht shum i holle per kto gjera dhe ka shum shkallen e njofjes…. njeh shum njerez po ka hum pil se genjen dhe ka nai ves…. po kur do i kthente pergjigje prk.(prokurores) ai e tha qe ija , dhe fletat e volumit i kan cuar per akt eksperimentii te dha gje.

1D6E0D– Kte jav nga e premjta

Në datën 8 mars 2021, në orën 19:53:00, Aleksandër Laho ka diskutuar me Vullnet Muçën në lidhje më dhënien e një “kafe” një personi cimin e të cilit nuk e përmendin por që dyshohet se mund të jetë ekspert kriminalist.

Biseda vijon:

L629B3– cpbt…mos more nai pergjigje nga fredi per ate biseden a citi mikut te vet

1D6E0D– Esht myll si bised neser c ka ien takimin ti coj kafen.