Shqetësime të mëdha për Kombëtaren shqiptare pak ditë para përballjes së rëndësishme me Serbinë. Mbrojtësi kuqezi, Ardian Ismajli, pësoi një dëmtim gjatë sfidës që Torino humbi në transfertë ndaj Parmës, duke u detyruar të braktisë fushën para kohe.
Pas ndeshjes, futbollisti iu nënshtrua menjëherë kontrolleve mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit. Edhe pse përgjigjet zyrtare do të bëhen të ditura në orët e ardhshme, frika kryesore është se lëndimi mund ta detyrojë të qëndrojë jashtë për të paktën një muaj.
Nëse ky skenar konfirmohet, Ismajli jo vetëm që do të mungojë në disa ndeshje të Torinos, por edhe në sfidën tepër vendimtare të Shqipërisë ndaj Serbisë në tetor. Një mungesë që do të ishte goditje e rëndë për trajnerin Sylvinho, i cili e sheh mbrojtësin si një nga shtyllat kryesore të repartit defensiv.