Ekipi i Real Madridit po përjeton një tension jo të vogël në javën e fundit, ku akterët kryesorë janë trajneri Xabi Alonso dhe njëri nga kapitenët, Federico Valverde.
Real Madridi fitoi me rezultat të thellë 5-0 në udhëtim te Kairat Almaty në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, nuk ishte vetëm het-triku i Kylian Mbappes, ai i cili tërhoqi vëmendjen te klubi madrilen.
Fokusi ishte edhe te lënia në bankë dhe mos inkuadrimi për asnjë minutë në këtë ndeshje i kapitenit Valverde.
❗️Last night, Fede Valverde was seen warming up with his hands behind his back and in a calm manner. This comes after he said on Monday that: "I was not born to play as a right-back".
— @marca pic.twitter.com/aEmEbYe7TQ
— Madrid Universal (@MadridUniversal) October 1, 2025
Deri te ky vendim i Alonsos erdhi, pasi mesfushori deklaroi para ndeshjes kundër Almaty se “ai nuk ka lindur për të luajtur në pozicionin e mbrojtësit të djathtë” , në një kohë kur ekipi është pa Dani Carvajal dhe Trent Alexander-Arnold në pozicionin e mbrojtësit të djathtë.
Mesazhi i tij ishte befasues, i fuqishëm dhe i drejtpërdrejtë, megjithëse ai gjithashtu bëri të ditur se është gjithmonë i gatshëm të ndihmojë ekipin në çfarëdo që ata kanë nevojë.
Megjithatë, ajo që u pa në stadiumin e klubit nga Kazakistani ka krijuar tension të papritur me një futbollist që gjithmonë është sjellë si një ushtar që ndjek urdhrat pa devijuar asnjë grimcë nga misioni i tij.
Asgjë nuk u raportua në televizion, përveç një videoje nga Ivan Martin i mediumit OK Diario që ka qarkulluar në mediat sociale, por lëvizjet e uruguaianit nëpër stadium i habitën të gjithë të pranishmit.
Hay que empezar a abrir el melón de Valverde eh, esto es vergonzoso. pic.twitter.com/IIigBK0lZY
— (fan) Cᴀꜱᴛɪʟʟᴏ (@Castillo__Rm) October 1, 2025
Numri 8 ishte zëvendësues dhe në një moment kur Alonso i kishte ngritur disa lojtarë për t’u ngrohur në pjesën e dytë, ai kishte vendosur “duart në bel” dhe nuk i bëhej aspak vonë.
Raporti i tensionuar në dukje mes Alonsos dhe Valverdes ka shqetësuar tifozët e klubit mbretëror, të cilët shpresojnë që një gjë e tillë të përfundoj sa më shpejt dhe palët të arrijnë një pajtim mes vete. /Telegrafi/