Ky është pronari i “Lamborghini Urus” me të shkuar kriminale (FOTO+EMRI)

Një mjet luksoz, ‘Lamborghini Urus’, është sekuestruar nga Policia e Tiranës. Automjeti, me ngjyrë portokalli dhe vlerë rreth 160 mijë euro, dyshohet se ka ardhur nga të ardhura të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Pronari i mjetit, Sahit Shpataj, 34-vjeç, i cili jeton kryesisht në Amerikën Latine, ishte duke qarkulluar në aksin rrugor “Sauk-TEG” kur policia e ndaloi për t’i komunikuar vendimin e sekuestros.

Sipas policisë, mjeti ishte regjistruar në emër të një kompanie private ndërtimi, në pronësi të Ervin Dullës, për të justifikuar origjinën dhe vlerën e tij.

34-vjeçari nuk është një emër i panjohur për autoritetet. Në vitin 2014, Shpataj u arrestua pasi prezantohej si punonjës policie dhe ndalonte automjetet në rrugë, kryesisht në Kthesën e Kamzës, Tiranë.

Ai i kërkonte drejtuesve dokumentet dhe më pas, nën kërcënimin e armës, merrte para dhe sende të tjera personale. Në atë kohë, 23-vjeçari mbante uniformë policie gjatë veprimeve.

 


Shtuar 1.10.2025 12:23