Detaje të reja kanë dalë nga seanca e “Plumbit të Artë” që po zhvillohet në GJKKO.
I penduari i drejtësisë Erjon Alibej është përplasur me të pandehurin, Xhuliano Hoxha gjatë dhënies së dëshmive lidhur me ngjarjet kriminale ku të dy kanë qenë të përfshirë.
Xhuliano Hoxha është nervozuar madje i është drejtuar Alibejt me tone të forta, kur i kujtoi nderet që i ka bërë atij, pasi i vranë vëllain.
Pjesë nga përplasja mes Alibej dhe Hoxhës:
Hoxha- A shkonin bashkëshortja jote, motra dhe mamaja në varreza?
Alibej– Po, shkonin shpesh.
Hoxha– A harrove që i shoqëroja unë. Edhe të thoja, që i çova.
Alibej– Nuk e mbaj mend. Nëse e ke bërë faleminderit.
Hoxha- Me nder qofsh, po ku di nder ti. Je palaço fare! Sa lekë la vëllai yt pas vdekjes?
Alibej- Punë për mua.
Hoxha- Ia ka dhënë prokurorisë?
Alibej- I kam deklaruar të gjitha.
Për shkak se shumë prej pyetjeve Alibej është përgjigjur “nuk mbaj mend”, kjo ka shkaktuar nervozizëm tek “shoku” i tij që më pas i përmendi ish të dashurën e tij që ka dashur ta vrasë.
“O Erjon, po kujtoje një gjë se më plase shpirtin”, i ka thënë Xhuliano Hoxha në gjykatë.
Më pas Hoxha drejtuar Alibejt tha: “Pishmani im në jetë është që s’të vrava ty me dorën time”.
Hoxha- A ke dashur të vrasësh Megi K.?
Alibej- Pyet Suel Çelën. (Më fal avokat që po e përmend). E ke në Peqin Suel Çelën.
Më tej, Erjon Alibej u pyet nëse do të bashkëpunonte përsëri me Nuredin Dumanin dhe Xhuliano Hoxhën për të vrarë Talo Çelën. Përgjigja e Alibej ishte e prerë duke treguar armiqësinë e tij me Talo Çelën.
Hoxha– A do bashkëpunoje sot me mua dhe Nuredin Dumanin për të vrarë Talo Çelën?
Alibej– Edhe me djallin bashkëpunojë për të vrarë Talo Çelën.