Kanoste me thikë dhe vidhte qytetarët, kapet “skifteri” nga Laçi

Policia e Tiranës ka arrestuar një 27 vjeçar i cili  vidhte me dhunë nëpërmjet kanosjes me thikë. Policia bën me dije se i riu ka kryer tre vjedhje me dhunë.

T. S., 27 vjeç, banues në Laç  është kapur në flagrancë nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Gjergj Fishta” duke tentuar të vjedhë me dhunë sendet me vlerë një shtetaseje.

Ky shtetas dyshohet se është  autor edhe ivjedhjes me dhunë nën kërcënimin e thikës të një shume parash dhe disa sendeve me vlerë të shtetases E. I si dhe tentativës së vjedhjes së sendeve me vlerë të shtetases M. H.

Materialet në ngarkim të shtetasit T. S. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme


Shtuar 22.03.2021 09:28