E rëndë në Korçë, babë e bir dhunojnë njëri-tjetrin

Uniformat blu në Korçë, kanë njoftuar për një rast të rëndë, ku babë e bir kanë dhunuar njëri-tjetrin.

Policia bën me dije se në fshatin Dishicë, është arrestuar në flagrancë shtetasi E. Ç., 30-vjeç, ndërsa është referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme babai i tij, A. Ç., 55-vjeç, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit, pas një konflikti të brendshëm familjar.

Po ashtu, shërbimet e Policisë së Korçës kanë referuar materiale për disa raste të tjera dhune që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në qytet dhe fshatrat përreth:

V. B., 51 vjeç, banues në fshatin Voskopojë, procedohet penalisht pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 61-vjeçar për motive të dobëta.

E. G., 48 vjeç, banues në Korçë, akuzohet se ka sulmuar fizikisht një 40-vjeçar, pas një debati të momentit.

D. A., 40 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka goditur një 73-vjeçar pas një konflikti të çastit.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 28.09.2025 14:03