Salianji mbyll punët me drejtësinë? Shkon për herë të fundit në Shërbimin e Provës: Çështjen do e çoj në Strasburg!

Duket se sot është dita e fundit që ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji mbyll ‘llogaritë’ një herë e mirë me drejtësinë sa i takon çështjes për të cilën u burgos.
Demokrati u paraqit sot për herë të fundit tek shërbimi i provës, masë e cila iu dha si kush për lirimin e tij nga qelia. “Beteja me drejtësinë sapo ka filluar, do e depozitoj në Gjykatën Kushtetuese për pak ditë. Më pas në Strasburg, besoj në fitore”, tha ai.

Ish-deputeti u lirua pas më shumë se 9 muaj qëndrim në burgun e Fierit pa përfunduar afatin e dënimit me 1 vit burg të caktuar nga Apeli në Tiranë.
Kujtojmë se Gjykata e Fierit, vendosi më 8 korrik 2025 lirimin me kusht të Ervin Salianjit për shkak se prokurori i çështjes dha dakordësinë.
Më 26 shtator 2024, Gjykata e Apelit mori vendimin për dënimin me një vit burg për Salianjin, i cili u akuzua për “kallëzim të rremë” për denoncimin që bëri ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj.


Shtuar 26.09.2025 11:49