Ramos niset drejt Parisit për testet mjekësore

Sergio Ramos është shumë afër që të bëhet lojtar i Paris Saint-Germainit.

Mbrojtësi spanjoll u larguar nga Real Madridi si lojtar i lirë, pasi nuk arritën marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

 

 

Ramos kërkoi dy vite kontratë, mirëpo Los Blancos i ofruan vetëm një dhe kështu të dy palët ndanë rrugët.

PSG përfitoi nga kjo situatë dhe siç raporton ESPN, spanjolli është nisur drejt Parisit për t’i kompletuar testet mjekësore.

Aty, Ramos do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Për ish-kapitenin e Reali kanë qenë të interesuara edhe Manchester City e Bayern Munich, por ai vendosi të kalonte në Parkun e Princave.


Shtuar 6.07.2021 10:40