Ky është 51-vjeçari i cili u gjet i vrarë në banesën e tij në Durrës/ Zbardhen detaje të reja, çfarë tregoi ekspertiza

Personi që shihni në foto, është 51-vjeçari Valbon Beqiraj alias Marko Beqiraj, i cili u gjet i masakruar në banesën e tij në lagjen nr. 12, Durrës, mbrëmjen e djeshme (24 Shtator 2025).

Ky është përfundimi i policisë së Durrësit: Nga ekspertiza paraprake mjeko-ligjore, rezulton se në trupin e Valbon Beqirajt, u konstatuan shenja dhune dhe plagë të shkaktuara nga mjet prerës.

Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit/ve.

“Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 12, Durrës. Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në lagjen nr. 12, Durrës, në banesë, është gjetur pa shenja jete shtetasi Valbon Beqiraj, alias M. B., rreth 51-vjeç.

Nga ekspertiza paraprake mjekoligjore e kryer nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se në trupin e 51-vjeçarit kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjet prerës (thikë), si pasojë e të cilave dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën. Përgjatë natës dhe aktualisht, grupi i posaçëm hetimor ka kryer dhe është duke kryer një sërë veprimesh të thelluara hetimore, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në përfundim të veprimeve, do të ketë një njoftim të plotë dhe të detajuar në lidhje me këtë ngjarje”, sqaron policia.


Shtuar 25.09.2025 08:43