Parashikimi i motit 25 Shtator 2025/ Vranësira, rrebeshe shiu dhe erë e fortë

Ditën e sotme vendi ynë, që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat pritet të jenë dominante përgjatë gjithë 24-orëshit, duke gjeneruar rrebeshe shiu si fillim në Veriperëndim dhe gradualisht përfshijnë të gjithë territorin e vendit, herë pas – here shoqëruar me erë të fortë.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim, të sjellin ndërprerje të përkohshme të reshjeve në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të tyre duke u luhatur nga 8°C vlera më e ulët, deri në 31°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e mesatare deri e forte, duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi jugor, për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë 4 – 5 ballë.


Shtuar 25.09.2025 07:28