Rama thërret deputetët e Tiranës dhe ministrat në Kryeministri

Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, ka thirrur në një takim deputetët e Tiranës dhe ministrat ne kryeministri.

Takimi do të mbahet në orën 18.00.

Ende nuk behet me dije arsyeja e këtij takimi, i cili vjen një ditë pas vendimit të këshillit bashkiak të Tiranës për të shkarkuar zyrtarisht nga detyra kryebashkiakun Erion Veliaj.

Këshilli Bashkiak i Tiranës, me një konsesus të plotë të të gjitha palëve, ka votuar pro kërkesës së socialistëve për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në vendimmarrje, Këshilli Bashkiak iu referua pikës c të nenit 62 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore” që thotë se Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave kur propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.

Pavarësisht konesusit të gjerë opozitë-mazhorancë, vetëm 50 këshilltarë kanë votuar pro shkarkimit, nga 61 këshilltarë gjithsej që ka Këshilli Bashkiak.