PD kërkon përsëritjen e seancës së kaluar, Tabaku: E kuptoj që qeveria nuk ka vizion, por programi nuk mund të kalojë pa debat

Gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi ndaj mënyrës se si u votëbesua programi i qeverisë në seancën e kaluar, duke e cilësuar atë të paprecedent në tre dekada parlamentarizëm.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka refuzuar miratimin e procesverbalit për seancën e kaluar duke kërkuar në shkresë dhe përfshirjen e mohimit të fjalës së Gazment Bardhit për të diskutuar programin qeverisës së PS-së.

Në emer të PD, Tabaku kërkoi përsëritjen e seancës së kaluar, ku pa debat u miratua programi i qeverise.

“Unë e kuptoj, qeveria nuk ka vizion, por nuk mund t’ia mohoni opozitës të drejtën për një debat parlamentar. Të drejtën e fjalës nuk na e hiqni dot”, tha Tabaku.

Jorida Tabaku: Është hera e parë që në 30 vite që qeveria kalon dhe miraton pa diskutuar programin e qeverisë. Ne kemi bërë një kërkesë për tu përsëritur ajo seancë. Duhet të diskutojmë prioritetet tuaja, por edhe prioritet tona. Unë e kuptoj qeveria nuk ka vizion, por nuk mund t’ia mohoni të drejtën opozitës që të kenë një debat parlamentar. Të drejtën e fjalës ju nuk na i hiqni dot.


Shtuar 24.09.2025 10:21

Tags: ,