Aksident në autostradën Lushnje-Fier, fuoristrada përplaset me kamionin, një i plago*ur rëndë

Aksident në autostradën Lushnje-Fier në afërsi të Savrës në kahun drejt Fierit.

Një automjet tip Fuoristradë u përplas nga pas me një kamion pasditen e sotme.

Mjeti me targa AC 099XC po kalonte një kamion kur u përplas me të nga pas.

Një i lënduar në gjendje të rëndë është transportuar në spitalin e Lushnjes

Policia në vendngjarje po disiplinon trafikun e rënduar në autostradë.


Shtuar 20.09.2025 17:58