Personi që shihni në foto, është 35-vjeçari Flobert Ajazi, pronar i një biznesmi makinash, i cili humbi jetën në aksidentin e trefishtë të regjistruar mëngjesin e ditës së djeshme në autostradën Tiranë-Durrës, në dalje të Vorës.
Automjeti i tij u përplas me dy makina të tjera, ku për pasojë 35-vjeçari humbi jetën në vend, ndërsa dy pasagjerët në makinën e tij mbetën të plagosur.
Policia Rrugore raportoi sot se ka arrestuar dy drejtuesit e automjeteve të tjera, shtetasit F. H., 31-vjeç dhe B. G., 24-vjeç.
“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit F. H., 31 vjeç dhe B. G., 24-vjeç, pasi ditën e djeshme, në dalje të Vorës, automjetet që drejtonin janë përfshirë në një përplasje me automjetin me drejtues F. A., 35-vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi Flobert Ajazi, si janë dëmtuar 2 pasagjeret e tij shtetasit A. B., 18-vjeç dhe M. H., 34-vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.