José Mourinho është trajneri i ri i Benfica-s, detajet e marrëveshjes

José Mourinho është zyrtarisht trajneri i ri i Benfica-s. Klubi e ka njftuar me një deklaratë në faqen zyrtare:

“Benfica njofton se ka arritur një marrëveshje me trajnerin José Mário dos Santos Mourinho Félix për të nënshkruar një kontratë pune sportive deri në fund të sezonit 2026/27”.

“Për më tepër, 10 ditë pas ndeshjes së fundit zyrtare të sezonit 2025/26, në të njëjtat kushte, si Benfica ashtu edhe trajneri kanë mundësinë të zgjedhin të mos e rinovojnë kontratën për sezonin 2026/27”.


Shtuar 18.09.2025 20:16