ZYRTARE/ Silvinjo e bëri titullar në Kombëtare, futbollisti huazohet te gjysmëprofesionistët në kategorinë e pestë

Maldini Kacurri, është zyrtarisht lojtar i huazuar nga Arsenali te Morekambe në Angli. Këto të fundit janë pjesë e ligës së pestë për nga niveli i futbollit anglez, për më tepër mbajnë vendin e 24 që përkon me të fundit në kampionat. “National League” i ka klubet e konsideruara gjysmëprofesioniste.

Klubi ka publikuar deklaratën ku trajneri flet me optimizëm për afrimin e Kacurrit. Silvinjo i dha mundësinë e ftesës në shtator. 19-vjeçari debutoi si titullar në miqësoren ndaj Gjibraltarit.

“Është shumë mirë që Maldini ka vendosur të bashkohet me ne në formë huazimi, falënderojmë Arsenalin për bashkëpunimin e tyre dhe për vendimin se Morekambe ishte vendi i duhur për Maldinin. Ne mendojmë se ai do të ketë një ndikim të menjëhershëm në lojë.

Mënyra si Maldini e kupton lojën si mbrojtës dhe gatishmëria e tij janë një cilësi e spikatur dhe ai është dikush që mund të ndihmojë gjithashtu në ndërtimin e një sulmi, ndërkohë që është i fortë edhe në mbrojtje”, u shpreh trajneri Ashvir Johal.


Shtuar 17.09.2025 15:57