Jo vetëm Luana Vjollca, Jasir Asani “shkund xhepat” për të dashurën: Je bota ime

Sulmuesit të Kombëtares Jasir Asani i është rikthyer buzëqeshja kohët e fundit. Jo vetëm për faktin që ka firmosur një kontratë fitimprurës me ekipin e ri të Esteglal FC në Iran, por edhe në jetën personale.

Përmes një “story” të fundit në rrjetin social “Instagram”, Giota, e dashura e Asanit, ka shpërndarë një mesazh të marrë nga futbollisti 30-vjeçar:

“Me ty çdo ditë është më e bukur. Çdo moment ka kuptim, sepse ti je gjithçka që unë dua. Je bota ime”. Në sfond dominon buqeta me trëndafila.

Duhet thënë se çifti në fjalë ka pasur disa kohë “të ftohta” në marëdhënien e tyre, por që kjo “panoramë” i përket të shkuarës. Gjatë këtyre javëve në media ka bërë bujë një “mal” me tërndafila që Luana Vjollca mori për ditëlindjen e saj.


Shtuar 13.09.2025 17:16